Lajme
Edi Rama deklarohet pas marrëveshjes Kurti- Vuçiq: Dialogu të shkojë në nivel tjetër
Demokracia
19:51 | 27 Gusht 2022

Share:

Pas arritjes së marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë për dokumentet hyrëse-dalëse ka reaguar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se pas këtij zhvillimi, dialogu të shkojë në tjetër nivel.

Përmes një cicërime në Twitter, Rama tha se është lajm i mirë që marrëveshja e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë dhe Kosovës është zgjedhur me dialog.

“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji. Pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Kështu bëri të ditur, më 27 gusht, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Të ngjashme