Lajme
Edhe Zvicra neutrale do të vendosë sanksione ndaj Rusisë
Demokracia
22:17 | 23 Shkurt 2022

Share:

Qeveria zvicerane deklaroi se do të sigurojë që vendi të mos përdoret për të kapërcyer sanksionet që Bashkimi Evropian vendosi ndaj Rusisë.

“Zvicra nuk do të përdoret si një platformë për të anashkaluar sanksionet e vendosura nga BE-ja. Prandaj do të shqyrtojë sanksionet dhe më pas do të marrë një vendim. Autoritetet zvicerane janë në kontakt të vazhdueshëm me disa vende për të shkëmbyer informacione mbi situatën aktuale”, tha qeveria në një deklaratë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në këtë deklaratë thuhet se Zvicra mund të miratojë masa të detyrueshme për të zbatuar sanksionet e miratuara nga Kombet e Bashkuara, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ose partnerët kryesorë tregtarë të vendit, në mënyrë që të sigurojë përputhjen me ligjin ndërkombëtar, veçanërisht respektimin e të drejtave të njeriut.

Të ngjashme