Lajme
Edhe Ukraina i thotë “po” AstraZenecas
Demokracia
23:18 | 23 Shkurt 2021

Share:

Ukraina ka miratuar përdorimin e vaksinës së zhvilluar nga AstraZeneca anti-COVID.

Në një deklaratë nga ministria e shëndetësisë, rikujtohet se vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca është miratuar më parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), raporton Ora News.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se vaksina është miratuar për përdorim në vend.

Është njoftuar se Ukraina do të marrë 500 mijë doza të vaksinës AstraZeneca të prodhuara nga Instituti i Serumit në Indi me emrin lokal CoviShield.

Të ngjashme