Kanë mbetur vetëm edhe tre ditë deri në nisjen e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova 3.
Spektakli do të udhëhiqet nga prezantuesit tashmë të njohur, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi – dhe nis më 18 tetor me fillim të orës 21:00 në Klan Kosova dhe Art Motion.
Producentja e këtij edicioni, Olsa Muhameti ka thënë se në shtëpi do të ketë personazhe të ndryshme me karaktere të forta dhe shumë interesante.
Ndërkaq në karriget e opinionistëve do të ulen gazetari Milaim Zeka, dhe aktorja Olta Gixhari.