Lajme
Edhe Spanja kërkon formimin e Asociacionit në Kosovë
Demokracia
17:22 | 17 Maj 2023

Share:

Ambasadori spanjoll në Serbi, Raul Bartolome Molina, tha sot se është e nevojshme të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe në Kosovë, “për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

Kështu ka thënë ai gjatë një takimi me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Serbisë, Borko Stefanoviq.

Kërkesa e tij vjen pas insistimit të BE-së dhe ShBA-së për formimin e Asociacionit në Kosovë, për çka Qeveria Kurti ka deklaruar se nuk mund të pranohet që i njëjti të ketë kompetenca ekzekutive, transmeton Paparaci.

Megjithatë, Bartolome ka shtuar se Bashkimi Evropian e mbështet këtë propozim në vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas portalit serb “Kosovo-Online”, “Stefanoviq e falënderoi diplomatin spanjoll për mbështetjen aktive të Madridit zyrtar për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe Molina konfirmoi se një praktikë e tillë do të vazhdojë”.

Po ashtu, u tha se Molina ka deklaruar “se Spanja do të vazhdojë të mbështesë qëndrimin e Serbisë për këtë çështje”.

Të ngjashme