Sport
Edhe sot vazhdon shitja e biletave për ndeshjen Llapi – Buducnost, këto janë pikat e shitjes
Demokracia
10:56 | 14 Korrik 2022

Share:

Llapi do ta zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit në kuadër të rundit të parë eliminator në Ligën e Kombeve.

Skuadra e Tahir Batatinës do të ndeshet me malazezët e Buduçnost Podgoricës, raporton Demokracia.com.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:00.

Klubi i Llapit ka bërë me dije se edhe sot vazhdon shitja e biletave për ndeshjen e sotme.

Shitja e biletave do të bëhet te stadiumi “Zahir Pajaziti”, sheshi “4 Dëshmorët” në Podujevë, restaurant “Batatina Home” në Prishtinë dhe te Neë Borni në kryeqytet.

Ndeshja e parë në Podogoricë i takoi malazezëve me rezultat të pastër, 2:0.

Ndërkaq, sonte, në praninë e mijëra tifozëve, Llapi synon ta përmbysë rezultatin dhe të kualifikohet tutje./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024