Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, pas marrjen në pyetje nga ana e trupit gjykues të dëshmitarit Frederick Abrahams, zyrtar i OJQ-së ndërkombëtare “Human Rights Watch” (HRW), ekipet mbrojtëse të Thaçit dhe Veselit kanë kërkuar të bëjnë pyetje plotësuese.
Në këto rrethana dëshmia e dëshmitarit Abrahams, si dëshmitari i 22-të në këtë çështje do të vazhdojë edhe sot, e hënën, më 11 shtator, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, mbrojtja e Selimit nuk ka pasur pyetje për këtë dëshmitar kurse mbrojtja e Krasniqit e ka pyetur atë kryesisht për të pohuar disa deklarime të mëparshme.
Andaj, dëshmitari pohoi se regjistrimi me kasetë për intervistat me viktima dhe dëshmitarë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni në atë kohë nuk ishte bërë.