Lajme
Edhe sot mot i ftohtë
Demokracia
07:11 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

“Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat ditën e enjte do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. Gjatë vikendit sërish priten reshje!”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme