Lajme
Edhe Somalia pranon 300 mijë doza të vaksinës, Kosova ende në pritje
Demokracia
20:18 | 17 Mars 2021

Share:

Qeveria e Somalisë njoftoi se të hënën ka pranuar 300 mijë doza të vaksinës AstraZeneca nga nisma ndërkombëtare e vaksinave COVAX.

Marrja e vaksinave do të fillojë nga e marta, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky kontigjent është grupi i parë nga 1.2 milion doza që Somalia do të marrë për të vaksinuar 600 mijë punëtorë të vijës së frontit dhe anëtarë të grupeve të tjera të prekshme, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton Demokracia.com.

“Dërgesa e parë e vaksinave synon, siç rekomandohet nga Task Forca Kombëtare COVID-19, punëtorët e vijës së frontit, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike dhe synon të zvogëlojë vdekjet dhe sëmundjet e shkaktuara nga COVID-19”, ka thënë zyra e Kombeve të Bashkuara në Somali.

Kujtojmë se Kosova ende nuk ka arritur të sigurojë vaksinën anti-COVID, nga asnjë lloj i vaksinave të deritanishme./Demokracia/

Të ngjashme