Sllovenia ka emëruar të dërguaren e vet speciale për Ballkanin Perëndimor, njoftoi ministria e jashtme sllovene Tanja Fajon, transmeton gazeta online “Reporteri.net”.
Kryediplomatja sllovene e informoi të dërguarin e Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për homologen e saj të re.
Anzhej Frangesh do të jetë emisarja speciale, për të cilën, siç raportuan mediat lokale, është diplomate karriere si dhe e njohëse e mirë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Takimi me Escobar u zhvillua në Bled të Sllovenisë në kuadër të forumit për Ballkanin Perëndimor të zhvilluar atje.
Prezente ishte edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.
“Ministrja [sllovene] Fajon dhe e dërguara speciale për Ballkanin Perëndimor Anžej Frangeš pritën në takim kolegët nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Ata diskutuan se si Sllovenia mund të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së dhe situatën në rajon”, lajmëroi ministria e jashtme sllovene.
Emisar special për Ballkanin Perëndimor ka ShBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe BE-ja.