Lajme
Edhe shefi i kabinetit të Gërvallës ia mësynë Dubait për “pushim”
Demokracia
18:03 | 08 Janar 2022

Share:

Nuk janë vetëm yjet e showbizzit. As manekinet e bukura kosovare. Këtë radhë është shefi i kabinetit të kryediplomates Donika Gërvalla-Schwarz, i cili ia ka mësyrë Dubait për “pushim”.

“Vacay mode, Dubai, United Arab Emirates” – ka shkruar Sharr Jakupi në një storie, që ka ndarë me publikun në rrjetet sociale, fotografinë e të cilës e ka siguruar Demokracia.com.

Po bëhen gati një vit prej kur në krye të politikës së jashtme është Donika Gërvalla-Schwarz, por Kosova nuk ka arritur ta sigurojë asnjë njohje ndërkombëtare dhe as të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare.

Krejt çfarë kemi parë gjatë kësaj kohe janë “shëtitje” nëpër botë të Gërvallës dhe ekipit të saj./Demokracia.com/

Të ngjashme