Lajme
Edhe shefi i EULEX-it shqetësohet pas mosdekretimit të kryeprokurorit të shtetit
Demokracia
15:04 | 18 Tetor 2023

Share:

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano ka thënë se është i shqetësuar me faktin që ende është dekretuar kryeprokurori i shtetit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se sot është takuar me kryetarin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku.

“E vlerësova bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet EULEX-it dhe prokurorive të ndryshme dhe ritheksova mbështetjen tonë për një sistem prokurorial plotësisht të pavarur, pa presion/ndërhyrje politike.” – ka thënë ai.

Tutje, Barbano ka deklaruar se është i shqetësuar thellësisht me faktin që nuk ka kryeprokuror, duke e konsideruar këtë si një fakt që ndikon negativisht në funksionimin e prokurorisë.

“Unë gjithashtu ndava shqetësimin e thellë për faktin se prokuroria e Kosovës ende nuk drejtohet zyrtarisht nga një kryeprokuror i caktuar i shtetit, duke marrë parasysh ndikimin negativ të kësaj situate në funksionimin e prokurorisë nga perspektiva e sundimit të ligjit.” – tha ai.

Të ngjashme