Lajme
Edhe Serbia e uron Shqipërinë për nisjen e negociatave me BE-në, veç Donika Gërvallës s’i bënë përshtypje kjo e arritur
Demokracia
17:58 | 19 Korrik 2022

Share:

Liderë të shumtë botërorë e kanë përshëndetur nisjen e negociatave Shqipëri-BE, por jo edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz.

Kjo ngjarje me rëndësi të madhe u përshëndet edhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në llogarinë në Twitter të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, por as në llogarinë personale të ministres Gërvalla-Schwarz ku ajo vazhdimisht poston aktivitetet e saj, nuk figuron asnjë postim lidhur me nisjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, shkruan Demokracia.com.

Madje edhe Serbia e ka përshëndetur nisjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim.

Nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE e kanë përshëndetur edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Osmani uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave, ka një porosi për BE-në

Të ngjashme