Që nëntë ditë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Greqi.
Albin Kurti atje është akomoduar në resortin luksoz “Grand Resort Lagonisi” në Athinë.
Mirëpo, mbrojtja e afërt e kryministrit Kurti, si duket ka zgjedhur një vend tjetër për t’i shijuar të mirat që ofron bregdeti i Greqisë.
Në bazë të disa fotografive të postuara në rrjetet sociale, mbrojtja e afërt e Kurtit, po qëndron në qytetin Sourpi, i cili është kilometra larg hotelit ku qëndron Kurti.
LEXO EDHE:
500 euro dhoma më e lirë: Ky është hoteli super-luksoz në Greqi ku po qëndron Kurti
Në këto foto, sigurimi i afërt dhe shoferi i Kurti shihen duke shijuar pishinën e këtij hoteli.