Lajme
Edhe pse nuk është pjesë e dialogut, presidentja Osmani reagon para Kurtit për marrëveshjen me Vuçiqin
Demokracia
19:22 | 27 Gusht 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për dokumente. 

Osmani përmes një rrjetin social “Facebook”, ka thënë se se do të vazhdojnë angazhimin edhe drejt njohjes reciproke, përcjell Demokracia.com.

“Liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet. Falënderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës ?? dhe Bashkimit Evropian ?? për rolin e tyre mbështetës. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Osmanit, pa ndërhyrje:

Reciprocitet e barazi. ??

Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet.

Falenderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës ?? dhe Bashkimit Evropian ?? për rolin e tyre mbështetës.

Do të vazhdojmë  pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke./Demokracia.com/

Të ngjashme