Lajme
Edhe pse nën hetime, Kurti falënderon publikisht e përzemërsisht Martin Berishajn e skandalit 600 mijë eurosh
Demokracia
14:47 | 23 Tetor 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti u angazhua fort që t’i dalë në mbrojtje ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, i cili po hetohet nga Prokuroria për deklarim të rremë të pasurisë.

Martin Berishaj, ish-anëtar i Kryesisë së LVV-së, u falënderua përzemërsisht nga Kurti mëngjesin e sotëm në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, ku lideri i partisë në pushtet foli për “ecuri të mirë” në drejtësi.

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE| Berishaj “sekser” special për energji, Gërvallës i raportoi për disa takime (Dokument)

Kurti kujtoi se si Berishaj, i përmendur në një skandal financiar në Slloveni, “u desh ta ndërpriste mandatin në kryesi për t’iu përkushtuar detyrës së re” të ambasadorit, raporton Express.

“Këto edhe punë të tjera, të cilat i kemi prezantuar e vazhdojmë t’i prezantojmë në qeveri, janë meritë edhe e angazhimit dhe e kontributit të kryesisë së kaluar të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kurti, duke kujtuar se “një pjesë e asaj kryesie sot janë në pozita të rëndësishme shtetërore”.

Duke përmendur edhe persona të tjerë që nga Kryesia e LVV-së dolën dhe morën pozita të rëndësishme në shtet, Kurti i falënderoi ata përzemërsisht.

“Të gjithë këta i falënderoj, secilin me gjithë zemër, me mirënjohje shumë të madhe për punën që e kanë bërë. Jam i sigurt se e kanë bërë këtë punë jo për mua, po as për veten e tyre. E kanë bërë me idealin më të lartë kombëtar e shoqëror, dhe vlerësoj se kanë bërë punë shumë të mirë”, tha kryetari i LVV-së.

LEXO EDHE: 

Dokumente| Ky është vërtetimi i Sllovenisë për Martin Berishaj, Kosova e verifikoi shumë sipërfaqësisht

LEXO EDHE: 

Sekseri Martin Berishaj ftohet për intervistim në Komisionin Hetimor

Të ngjashme