Kuriozitete
Edhe pse jemi në verë, në një qytet të Kroacisë u përgjysmua çmimi i akullores – por vetëm për pak ditë
Demokracia
15:45 | 25 Qershor 2023

Share:

Një fenomen krejt i kundërt nga trendët kudo në botë ka ndodhur në Kroaci.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një rast kur një pastiçeri në Pula – edhe pse tanimë jemi në sezonin e verës – ka vendosur ta ulte çmimin e akullores përgjysmë.

Dhe ndonëse për shumicën e vendeve të Ballkanit, çmimi i vendosur nuk mund të thuhet se është i lirë, për këtë vend, kjo gjë ka qenë një befasi.

Megjithatë, edhe për banorët dhe turistët atje, fatkeqësisht, çmimi i ofruar i akullores nuk është i përhershëm, por promocional – një euro për një javë, deri të mërkurën, 28 qershor – pas së cilës ditë kthehet çmimi i zakonshëm prej dy euro.

Sipas një sondazhi të një kompanie televizive kombëtare, “një lugë” akullore më e shtrenjtë ofrohet në Dubrovnik – katër euro.

Të ngjashme
Kuriozitete • 26 Prill 2024