ShowBiz
Edhe pse e kërkuar nga policia, Fjolla Morina martohet në Maldive
Demokracia
15:33 | 19 Mars 2021

Share:

Këngëtarja Fjolla Morina e cila është në kërkim nga policia e Shqipërisë që prej dy muajsh, ka postuar foto dhe video nga ceremonia e martesës në Maldive.

Këngëtarja është martuar me Fisnik Sylën, me të cilin është në lidhje prej një kohe të gjatë, transmeton Demokracia.com

Fakti që ajo ka shkelur ligjin dhe është e kërkuar duket sikur nuk e ka penguar Fjollën të shijojë ceremoninë ekzotike të kurorëzimit.

“Unë thash po, po përgjithmonë. Nuk është asnjë tjetër me të cilin do të isha përgjithmonë”, ka shkruar ajo në videon e postuar në Instagram./Demokracia.com

https://www.instagram.com/p/CMmX_AGpW45/

Të ngjashme