Sport
Edhe presidenti francez në këmbë për Mbappen, kërkon rinovimin me PSG-në
Demokracia
14:33 | 17 Shkurt 2022

Share:

Kylian Mbappe ka edhe pak muaj kontratë me Paris Saint-Germainin, ndërsa e ardhmja e tij është fokusi e mediave.

Sulmuesi, kampion bote me Francën, dëshiron të provojë një eksperiencë të re dhe kryesuesit e Ligue 1 humbasin shumë me këtë lëvizje, si në aspektin sportiv ashtu edhe në aspektin financiar.

Real Madrid e josh talentin Mbappe, por në Francë nuk po rrinë duarkryq.

Një shenjë e ndikimit të Katarit në Paris është edhe kjo, pasi presidenti Emannuel Macron thuhet se i ka kërkuar futbollistit të rinovojë më PSG-në, sipas “Mundo Deportivo” në Spanjë, përcjell Demokracia.com.

Deri më tani klubi francez nuk e ka bindur as me një ofertë më të mirë në aspektin financiar dhe Macron ka bërë lëvizjen e tij, sikurse thuhet se e ka bërë edhe ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy./Demokracia.com/

Të ngjashme