Lajme
Edhe Presidenca reagon për dhunën ndaj të moshuarës në Pejë
Demokracia
20:05 | 02 Nëntor 2022

Share:

Zyra e presidentes Osmani ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar ndaj të moshuarës në një strehimore në Pejë.

Përmes një deklarate që ia ka dërguar mediave, zyra e Osmanit ka thënë se akti i sotëm i dhunës ndaj një të moshuare është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ndaj Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm.

“Dhuna është e papranueshme pavarësisht ndaj kujt drejtohet. T`i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë. Ata janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, kontributi i tyre është themeli jonë. Akti i sotëm i dhunës ndaj një të moshuarës është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ndaj Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm.

Mekanizmat kompetent duhet t’i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit. E kemi obligim ta bëjmë një shoqëri sa më humane dhe kjo përpjekje jona duhet të jetë e përditshme.

Zyra e Presidentes fton organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet ngase akte të tilla janë të patolerueshme dhe të dënueshme”, thuhet në reagimin e Zyrës së Presidentes. /Demokracia.com/

Të ngjashme