Lajme
Edhe partia Turke KDTP deklarohet kundër martesave të gjinisë së njëjtë
Demokracia
21:59 | 23 Shkurt 2022

Share:

Partia turke KDTP ka njoftuar se nesër do të votojnë kundër ndryshimit të Kodit Civil ku lejohen martesat brenda së njëjtës gjini.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se qëndrimi i tyre është që të mos njihet neni që lejon martesat e gjinisë së njëjtë.

“Nesër në Kuvend do të diskutohet edhe neni që lejon martesat e të gjinisë së njëjtë në Kodin i Civil, i cili është ndër pikat e rendit të ditës të seancës së zakonshme parlamentare që do të zhvillohet nesër (24.02.2022)”.

Qëndrimi i Partisë sonë lidhur me këtë nen do të jetë që ky nen të mos njihet ligjërisht me arsyetimin se është një opinion kundër vlerave të shenjta dhe fetare të shoqërisë sonë dhe nuk i përket vlerave, kulturës, traditave dhe zakoneve tona familjare.

Si parti, me respekt i deklarojmë opinionit publik se ligji për këtë çështje nuk do të mbështetet dhe deputetët tanë do ta votojnë kundër, thuhet në komunikatën e KDTP.

DOKUMENT| Projektkodi Civil nuk e lejon martesën mes sekseve të njëjta, i trajton si partnerë në bashkësi civile

Të ngjashme