Lajme
Edhe Partia e Ashkalinjëve i jep përkrahje Kurtit dhe Osmanit
Demokracia
15:51 | 16 Mars 2021

Share:

Kryetari i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Qazim Rrahmani, ka treguar gatishmëri që të votojë Qeverinë Kurti dhe Vjosa Osmanin si presidente.

Qazim Rrahmani pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe me ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani tha se kanë parashtruar edhe kërkesën për të qenë pjesë e qeverisë, raporton Demokracia.com.

“Partia e Ashkalinjëve për Integrim shprehë gatishmërinë tonë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit, qoftë ajo për qeverinë, ashtu edhe për presidentin. PAK ka shpreh edhe kërkesat e saja para qeverisë që do të jemi pjesëmarrës, nuk kemi pas kushte, por kemi shpreh gatishmërinë për të qenë pjesëmarrës në qeverinë Kurti sepse ne e kemi një deputet dhe dëshirojmë që komuniteti jonë të jenë në qeveri për t’i shërbyer sa më mirë atij”, tha Rrahmani.

Kujtojmë se seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të hënën më 22 mars.

Ndërsa, institucionet e vendit pritet që të formohen javën në vazhdim./Demokracia.com/

Të ngjashme