Lajme
Edhe një tjetër shkollë në Gjakovë ndërpret grevën, nesër nis mësimin
Demokracia
14:56 | 14 Shtator 2022

Share:

Edhe një tjetër shkollë në Gjakovë ka njoftuar se do ta ndërpres grevën në arsim dhe do të fillojnë mësimin.

Kështu është njoftuar nga vetë drejtoresha e shkollës SHFMU “Fehmi Agani” Gjakovë, Miranda Shllaku, nga e cila është njoftuar se mësimi do të fillojë për klasat parafillore dhe të ciklit fillor ( I – V), shkruan lajmi.net.

Po ashtu nga drejtoresha e kësaj shkolle është njoftuar edhe se mësimin shumë shpejt do ta fillojnë edhe arsimtarët e ciklit të mesëm të ultë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim

Duke menduar për më të mirën e nxënësve Këshilli i mësimdhënësve të ShFMU”Fehmi Agani “ me synimet drejt suksesit nga nesër me 15.09.2022 do të fillojnë mësimin mësueset e klasës parafillore dhe ciklit fillor( I – V ).

Njëherit tregojmë gadishmërin që shumë shpejtë do të fillojnë mësimin edhe arsimtarët e ciklit te mesem te ulte deri në mbarim të bisedimeve pasi që shumë mësimdhënës janë që punojnë edhe në shkolla tjera.

Klasa parafillore:

Mësuesja -Laureta Halilosmani fillon mësimin nga ora 9:30

Mësuesja – Ilirjana Shllaku fillon mësimin nga ora 12:00

Cikli fillor :

Klasa I — V filojnë mësimin në ora 13:00

Sukses!

Drejtoresha : Miranda Shllaku.

Të ngjashme