Lajme
Edhe një shtet evropian konfirmon mbështetjen për Kosovën për vizat
Demokracia
15:54 | 23 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Irlandës, Micheál Martin ka njoftuar për një takim të ngrohtë dhe konstruktiv me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Bruksel, ku u mbajt samiti i Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Martin shkroi se Irlanda e mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.

“Takim i ngrohtë dhe konstruktiv me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, shkroi ai.

“Përsërita mbështetjen e Irlandës për Kosovën në rrugëtimin e tyre si pjesë e familjes më të madhe evropiane”, shtoi kryeministri irlandez.

Të ngjashme