Lajme
Edhe një shpërthim i Haki Abazit: A mund të zhvillohet shteti me servilë e paçavra të ndyra
Demokracia
18:49 | 04 Gusht 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka pyetur nëse ndryshimi i proklamuar duhet të “reduktohet në rehabilitim të atyre që i kanë shërbyer në një formë atij sistemi të korruptuar e kriminal që synohet të ndryshohet”.

Abazi përmes një postimi në Facbook thotë se “servilët janë paçavra të ndyra që i biejnë kujdo dhe kurdoherë në gjunjë e besa edhe i bëhen pjesë çdo pushteti”.

“Pyetja është nëse me servilë e poçavra të ndyera mund të ndërtohet e zhvillohet shteti? A duhet ndryshimi të reduktohet në rehabilitim të atyre që i kanë shërbyer në një formë atij sistemi të korruptuar e kriminal që synohet të ndryshohet!?”, shkroi Abazi.

Edhe ditën e djeshme deputeti i Vetëvendosjes i dërgoi një mesazh kryeministrit Albin Kurti, njëherësh shef i partisë së tij.

A është ky një mesazh i koduar i Haki Abazit për Albin Kurtin: Nëse politika është 90% kozmetikë, qytetarët të befasuar po ikin nga Kosova

Të ngjashme