Arte
Edhe një Shaqir i suksesshëm në Zvicër, këtë herë në industrinë e filmit
Demokracia
10:26 | 03 Janar 2022

Share:

Kur përmendet mbiemri Shaqiri në Zvicër, njeriu i parë që të vjen në mendje është futbollisti shqiptar i  kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri. Por, nëse mbiemri të asocion me një yll sporti, nuk do të thotë që një ditë i njëjti mbiemër nuk do të përfaqësojë yje të fushave të ndryshme.

Në hapa të tillë drejt një suksesi të konsiderueshëm po shkon edhe Enis Shaqiri. I riu me origjinë nga fshati Raincë i Preshevës, është lindur dhe rritur në Winterthur të Zvicrës. Që nga fëmijëria e tij Enisi kishte hobi kamerën dhe muzikën. E ndërkohë, e kuptoi që kjo që po bënte si hobi, do të ishte e ardhmja e tij.

“Derisa isha në shkollë, merrësha me muzikë-klipa dhe me incizime të ndryshme dhe aty pashë që e gjithë kjo që bëja si hobi, ishte ajo që unë e doja për të ardhmen. Pasi përfundova shërbimin ushtarak për 10 muaj, u regjistrova në SAE Institute, ku studiova për 3 vjet e gjysmë dhe diplomova për ‘Digital Fim Producer’  dhe tash jam në përfundim të Bachelorit në Digital Film Producer”, kështu u shpreh Enis Shaqiri, gjatë intervistës për Albinfo.ch.

Albinfo.ch:  Por cila është përvoja juaj si regjisor filmash në Zvicër?

Enis Shaqiri: Jam duke i mbledhur përvojat e para në disa agentura në Zvicër, ndërkohë jemi në përgatitje të një filmi, i cili ndihmohet nga Qyteti i Winterthurit, që ka të bëjë me diskriminimin dhe radikalizimin e rinisë në Zvicër, është film i metrazhit të shkurtër, 20 minuta.

Albinfo.ch: A keni punuar në ndonjë film me shqiptarë apo jo ende?

Enis Shaqiri: Po kam bërë disa filma, si për shembull ‘’Black roses – Shiny Diamonds’’ me drejtor të filmit Navid Dawoodi, si dhe mbi 50 videoklipe muzikore.

Albinfo.ch: A po punoni në ndonjë film tani?

Enis Shaqiri: Momentalisht po merrem me temën e diplomës dhe parapërgatitjet për studimet master.

Albinfo.ch: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Enis Shaqiri: Kam shumë plane për të ardhmen dhe njëkohësisht kam shumë mundësi të mira, meqë bashkëpunoj me disa agjenci.

Të ngjashme