Sport
Edhe një lojtar shqiptar në ishull, Mehmeti i bashkohet zyrtarisht klubit anglez
Demokracia
17:50 | 31 Janar 2023

Share:

Futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti ka nënshkruar me Bristol Cityn, shkruan Demokracia.com.

Sulmuesi me prejardhje shqiptar ka nënshkruar kontratë trivjeçare e gjysmë me klubin që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez, Championship.

Ai te Bristoli është transferuar nga Ëycombe Ëanderers, ekip që bën gara në kategorinë e tretë të Anglisë.

“City ka nënshkruar me sulmuesin Anis Mehmeti nga Ëycombe Ëanderers. Mehmeti bashkohet menjëherë klubit me kontratë tre vjeçare e gjysmë deri në qershor 2026 dhe do të mbajë fanellën me numrin 11”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.


Ai është pjesë e Përfaqësueses U21 të Shqipërisë për të cilën ka shënuar një gol në tri paraqitje./Demokracia.com/

Të ngjashme