Lajme
Edhe një lajm i zi për Sali Berishën| Mero Baze thotë se ai dhe familjarët e tij janë shpallur “non-grata” nga Britania
Demokracia
20:06 | 21 Korrik 2022

Share:

Paraditen e sotme, i dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, bëri me dije se disa individë shqiptarë janë vendosur nën sanksione për shkak të lidhjeve me krimin dhe korrupsionin. Ky shtet nuk e ka në praktikën e vet të bëjë publike emrat e këtyre personave, siç bën SHBA-ja, por Peach deklaroi se MB ka ndërmarrë “veprime frenuese kundër disa individëve shqiptarë në lidhje me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara”.

Më pas ishte ambasadorja Yuri Kim, e cila jo vetëm e përshëndeti këtë akt, por iu referua në mënyrë eksplicite “minimit të demokracisë dhe korrupsionit domethënës”, si arsye të këtij vendimi, pra dy arsyet përse edhe SHBA-të kanë shpallur non-grata Sali Berishën.

Botuesi i Gazetës Tema, Mero Baze, në një editorial të tij, thotë se në listën e personave të sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar është edhe Sali Berisha me familjarët e tij.

“Qëndrimi zyrtar i Britanisë së Madhe është bërë publik, ndërsa në kanale diplomatike janë përcjellë dhe emrat e personazheve që përfshihen në këtë listë, të cilat sipas praktikës së këtij vendi nuk bëhen publik.

Sali Berisha dhe familjarët e tij janë pjesë e kësaj liste. Më ditët në vijim ndoshta diplomatët britanik në disa vende të Ballkanit Perëndimor mund të bëjnë shpjegime të adresuara qartë për kategorinë e njerëzve që prekin këto sanksione”, shkruan Baze.

Të ngjashme