Lajme
Edhe një investim luksi në Qeverinë Kurti, Ministria e Xhelal Sveçlës shpenzon mijëra euro në aparate të kafesë
Demokracia
21:20 | 18 Tetor 2022

Share:

Ministria e Punëve të Brendshme që drejtohet nga Xhelal Sveçla ka vendosur që t’i shpenzojë mbi 4 mijë e 300 euro për blerjen e dy aparateve të kafesë me kapsula. Në tenderin e dhënë është treguar se aparati/et duhet të punojnë me kapsula të iperespresso ose ekuivalente.

Punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe ministri Xhelal Sveçla, tash e tutje kafet espreso dhe të tjera do t’i shijojnë nëpër zyrat e tyre.

Që këto produkte konsumuese të jenë sa më cilësore, janë blerë edhe dy aparate me kapsula, shkruan Demokracia.com.

Ky investim i ka kushtuar këtij institucioni 4 mijë e 378 euro.

“Furnizimi me aparate të kafes dhe kapsula. Vlera e përgjithshme e kontratës 4 378,00 euro. Data e nënshkrimit te kontratës: 07.10.2022. Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 2 – Kompania fituese: Proaktiv one”, thuhet në njoftimin e shpallur për këtë tender.

Në dosjen e tenderit është treguar se me 4 mijë e 378 euro do të blihen dy aparate dhe 400 komplete me kapsula.

“Furnizimi me aparate të kafes me kapsula iperespresso ose ekuivalente 2 copë. Kapsula Klasiko ose ekuivalente 18 copa – 1 komplet me 200 komplete. Kapsula Inteso ose ekuivalente 18 copa 1 komplet  me 200 komplete”, thuhej në dosjen e tenderit.

Po ashtu është bërë me dije se aparatet janë të cilësisë së lartë dhe i kanë plotësuar kriteret e kërkuara.

“Furnizimi me aparate për kafe x7 aparat që punon me kapsula të iperespresso ose ekuivalente. Vëllimi i sasisë ne filxhan i programueshëm. Ndalimi automatik i shpërndarjes së kafesë. Ndalje automatike kur nuk përdoret. Kapaciteti i rezervuarit 1 litër. Tensioni 230 V kabllo 1 m e gjatë. Presioni i pompës 15 bar. Kaspulat Klasiko ose ekuivalente 18 copa një komplet. Kaspulat inteso ose ekuivalente 18 copa një komplet”.

Në fund MPB-ja ka thënë se aparatet kanë garancion deri në 12 muaj nga pranimi i tyre. /Demokracia.com/

Të ngjashme