Lajme
Edhe një aderim i ri në PDK
Demokracia
12:43 | 16 Janar 2021

Share:

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka njoftuar se partisë që ai udhëheq iu është bashkuar edhe Shpend Dobraja, ish-drejtori i disa mediave në Kosovë.

“Shpendi, një profesionist që ka një të kaluar të pasur dhe të suksesshme në drejtimin e shumë kompanive, është vlerë e shtuar e projektit tonë për rimëkëmbjen e shtetit”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje ai ka thënë se Shpendin dhe të gjithë të tjerët që çdo ditë po i bashkohen, janë oferta më serioze për qytetarët tanë.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Miku im, ish drejtori i dy prej mediumeve më të vjetra në vendin tonë, Grupit KOHA dhe gazetës Zëri, Shpend Dobranja, sot na ka nderuar me aderimin e tij në PDK. Shpendi, një profesionist që ka një të kaluar të pasur dhe të suksesshme në drejtimin e shumë kompanive mediatike, është vlerë e shtuar e projektit tonë për rimëkëmbjen e shtetit. Partia Demokratike e Kosovës, me Shpendin dhe të gjithë të tjerët që çdo ditë po na bashkohen, është oferta më serioze për qytetarët. Mirë se vjen Shpend në familjen tonë të madhe politike! #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër

Të ngjashme