Sport
Edhe në Spanjë arrestohen gjashtë persona për kurdisje të ndeshjeve
Demokracia
10:57 | 25 Shkurt 2023

Share:

Policia spanjolle ka arrestuar gjashtë persona për përfshirjen e tyre të dyshuar në një aferë trukime ndeshjesh gjatë një ndeshje të Kupës së Spanjës e cila u luajt në dhjetor 2021.

Policia spanjolle njoftoi të premten se kishte arrestuar gjashtë persona për përfshirjen e tyre të dyshuar në një aferë trukimi të ndeshjeve, njoftojnë mediat spanjolle, transmeton Demokracia.com.

Gjashtë të arrestuarit besohet se kanë marrë rreth 30 mijë euro nga bastet në një ndeshje që klubi i Levantes, në atë kohë në divizionin e parë, fitoi 8-0 ndaj ekipit të kategorisë së pestë CD Huracan Melilla, sqaron policia në një deklaratë.

Fillimisht rezultati përfundimtar nuk ngjalli dyshime për shkak të diferencës në nivele të dy kundërshtarëve.

Këto arrestime u bënë një ditë pas njoftimit nga gjykata rajonale e Melilla, një qytet autonom spanjoll në bregun verior të Afrikës, se gjashtë persona ishin dëgjuar në lidhje me këtë çështje. Midis këtyre gjashtë personave ishte një ish-lojtar i CD Huracan.

Policia tha se hapi një hetim pasi mori një raport nga La Liga, e cila menaxhon futbollin profesionist spanjoll, si dhe disa qendra bastesh./Demokracia.com/

Të ngjashme