Lajme
Edhe në Shqipëri rritet numri i rasteve të reja me COVID-19
Demokracia
18:11 | 27 Gusht 2021

Share:

Një i vdekur dhe 921 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë kryer 6 mijë e 184 testime nga të cilat 921 kanë rezultuar pozitive me COVID-19, përcjell Demokracia.com

Aktualisht janë 8 mijë e 311 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë.

Janë shëruar 290 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132 mijë e 376 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Të ngjashme