Lajme
“Edhe moti i mirë edhe raportet shumë të mira me ShBA-në”: Kurti s’do t’ia dijë çka thonë O’Brien e Hovenier, jep “fjalën e tij”
Demokracia
16:10 | 19 Shkurt 2024

Share:

Dallimi elementar mes një të pavërtete dhe gënjeshtre, është se e para është rrjedhojë e mosdijes ndërsa e dyta është artikulimi i një të pavërtete me dijeni të plotë.

Ishte ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ai që “i frustruar” dhe “i shqetësuar” tha se po dëgjon deklarime se kinse “nuk janë prekur marrëdhëniet Kosovë-ShBA” edhe pas deklarimeve të Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit Jim O’Brien.

Jam i shqetësuar që ka deklarata pas kësaj interviste të O’Brien, që sugjerojnë që marrëdhënia mes Kosovës dhe ShBA-së nuk është prekur dhe se nuk do të preket nga kjo situatë. Më duhet të jem i qartë që kjo thjeshtë nuk është e vërtetë. Nuk është kështu gjendja”, tha ambasadori Hovenier.

Kjo në dritën e deklarimit të O’Brien se po qe se vazhdon kursi i mostrajtimit dhe moskonsiderimit të ShBA-së si partner nga ana e Qeverisë së Kosovës, e njëjta do të reciprokohet: mospartneritet i ndërsjellë ShBA-Kosovë.

Deklarimet e O’Brien-it dhe pastaj Hovenier-it i drejtoheshin Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili – krejtësisht në moskorrespondencë me realitetin – thoshte “nuk po rrezikohen marrëdhëniet me ShBA-në”.

Ndërkaq hiç më larg se sot duke folur për motin e mirë në një fshatë të Gjilanit, gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi, e pyeti se “a është moti i mirë edhe në raporter me ShBA-në?” sepse “ju qiti në rrenë Hovenier-i”.

Kurti – sërish – u shpreh se kështu nuk është çështja: e kundërta, tha ai, është e vërtetë.

Mendoj se është ditë e mirë, në çdo aspekt”, tha Kurti, duke nënkuptuar edhe ditë e mirë për nga moti, edhe për nga moti i mirë në raportet me ShBA-në.

Unë them që raportet tona janë shumë të mira, dhe unë i qëndroj kësaj fjale”, tha Kurti në përgjigjen e tij për “përgënjeshtrimin” e Hovenier-it rreth plasaritjes serioze në marrëdhëniet Kosovë-ShBA.

Pra nuk ka shpërputhje midis motit sot dhe raporteteve me ShBA-në”, tha Kurti si përgjigje ndaj pyetjes së gazetarit të Nacionales.

Mendoj se është ditë e mirë, në çdo aspekt. Unë kam dhënë opionionin tim, këndvështrimin tim, qëndrimin tim. Unë nuk e kam thënë qëndrimin të asnjë shteti tjetër. Si Kryeministër kam folur që raportet tona, bashkëpunimi jonë me ShBA-në është shumë i mirë. Tash, ne jemi partnerë, aleatë edhe miq, por kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdo herë, në çdo vend për gjithçka”, tha Albin Kurti.

Mirëpo në këtë aspekt kemi një rregullore të re të BKQ-së të cilën QVRSK sipas Kushtetutës dhe ligjeve ka për detyrë ta mbështesë. Andaj, edhe unë them që raportet tona janë shumë të mira, dhe unë i qëndroj kësaj fjale. Pra nuk ka shpërputhje midis motit sot dhe raporteteve me ShBA-në”, shtoi ai.

Çka kanë thënë amerikanët?

O’Brien e ka quajtur “paaftësi qeverisjeje” mënyrën prej marrjes së vendimit për ndalim të dinarit pa komunikuar me askënd, as me aleatët e sigurisë në vend e as me komunitetin e afektuar.

Kjo nuk është formë e qeverisjes efektive. Jemi shumë të shqetësuar, pasi kjo tregon paaftësinë e qeverisë për t’i shërbyer qytetarëve të saj, por edhe për partneritetin”.

Të jesh pjesë e Evropës sot nënkupton t’i zgjidhësh çështjet përmes dialogut me planifikimin efektiv dhe paralajmërim. Ky vendim është shpallur me nxitim, pa paralajmërim dhe pa një përpjekje për të shfrytëzuar mekanizmat ekzistues për të gjetur përgjigje për gjithë problemet që mund të lindnin”, deklaroi disa ditë më parë O’Brien.

Madje, diplomati i lartë amerikan hodhi pikëpyetje mbi raportet e partneritetit në mes Kosovës dhe ShBA-së. Në intervistën për Zërin e Amerikës, kur u pyet për punën e snaksioneve ndaj Kosovës nga ana e ShBA-së, O’Brien theksoi se nuk bën kërcënime të zbehta publikisht,

Ai kuptoi shqetësimet, premtoi se do të punonte për to, por qartazi vendosi miratimin e vendimit. Nëse ai nuk na trajton si partner, kjo ngre pikëpyetje nëse ne mund ta konsiderojmë këtë qeveri si partnere…Unë nuk bëj kërcënime të vakëta publikisht. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere” – tha ai.

Të ngjashme