Lajme
Edhe “Lista Serbe” me një të dënuar në listën zgjedhore
Demokracia
22:27 | 16 Janar 2021

Share:

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, duke përfshirë edhe atë të Listës Serbe.

“Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë se në listën zgjedhore të Listës Serbe, nga 20 kandidatë për deputetë, rezulton se një (1) kandidat i saj është i dënuar me 500 euro gjobë me aktgjykim të formës së prerë për veprën penale – Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, thuhet në njoftimin e IKD-së, raporton Demokracia.com.

Sipas IKD-së në listën e Listës Serbe për kandidat për deputet është edhe një kandidat tjetër cili ka aktakuzë aktive, pasi ai është dënuar nga gjykata e shkallës së parë, mirëpo ndaj tij akoma nuk ka vendim nga Gjykata e Apelit, si gjykatë e shkallës së dytë.

Duke qenë se IKD është e vetmja organizatë e cila monitoron sistematikisht trajtimin e rasteve në sistemin e drejtësisë, në vazhdim pasqyron në mënyrë detajuar të gjitha informacionet për këta kandidatë të Listës Serbe.

IKD vazhdimisht ka avokuar për dekriminalizimin e skenës politike, duke kërkuar nga partitë politike që të ngrisin integritetin e listave zgjedhore me kandidatë që nuk kanë probleme me ligjin. /Demokracia.

Të ngjashme