Kosova është shumë afër ta fitojë edhe një medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”.
Xhudistja kosovare mundi kroaten Iva Oberan, shkruan Demokracia.com.
Raundin e parë, Fazliu e kaloi pa luftë. Fazliu bën gara në kategorinë deri në 63 kilogramë./Demokracia.com/