Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të vaksinohet sot kundër COVID-19.
Në një postim në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se do të vaksinohet me “AstraZeneca”.
“Duke ndjekur udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe aplikacionit e-Kosova, kam aplikuar dhe kam caktuar terminin për tu vaksinuar. Sot në ora 16:00 do të jem në Sallën 1 Tetori për të marrë dozën e parë të vaksinës të llojit AstraZeneca, e aprovuar nga OBSH. Ftoj të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret e vendosura nga MSh, të aplikojnë dhe të vaksinohen pasi kjo do të përshpejtojë normalizimin e jetës sonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Sot me “AstraZeneca” janë vaksinuar edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=358398955816495&id=104000041256389