Lajme
Edhe ky aktor u vaksinua sot pas Kurtit
Demokracia
18:49 | 29 Mars 2021

Share:

Aktori Selman Jusufi  është në mesin e katër personave të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 në ditët e parë të vaksinimit.

Jusufi është vaksinuar kundër COVID-19, dhe pas vaksinimit thotë së është lajmëruar vetë që të vaksinohet, dhe për shkak të problemeve shëndetësore, siç tha ai, është pranuar që të marrë vaksinën anti-COVID-19, raporton Demokracia.com.

“Ky është një çast dhe moment shumë i rëndësishëm në jetën time, mendoj se e njëjta gjë ka ndodhë edhe për Kosovë, kjo ditë duhet të jetë shumë e rëndësishme sepse më në fund edhe Kosova e fitoj një armë”, tha Jusufi.

I pari që mori vaksinën anti-COVID-19 ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa pas Kurtit, janë vaksinuar edhe infektologu Salih Ahmeti dhe doktoresha e OBSH-së, Isme Humolli.

Theksojmë se sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19 (PSHV), në fazën e parë do të vaksinohen të gjithë punëtorët shëndetësorë, banorët në shtëpitë e pleqve dhe terë punonjësit socialë, grupmosha mbi 80 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.

Kujtojmë se Kosova, të dielën ka pranuar kontingjentin e parë të vaksinave kundër COVID-19. Ky kontingjent i vaksinave AstraZeneca, është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX. Kosova ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës nga 100 mijë e 800 sa do t’i marrë gjithsej nga programi COVAX./Demokracia.com/

Të ngjashme