Lajme
Edhe kryesuesja e Kuvendit të Mitrovicës me takime më të rëndësishme se Kurti në SHBA
Demokracia
22:53 | 11 Maj 2022

Share:

Vesa Broja, kryesuese e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, po qëndron për vizitë zyrtare këto ditë në SHBA.

Për dallim nga kryeministri Kurti, i cili është shpërfillur tërësisht nga zyrtarët shtetërorë të SHBA-së, Broja sot ka zhvilluar takim me Guvernatoren e Shtetit të IOWA-s, Kim Reynolds.

Kryeministri Kurti nuk ka arritur ta realizojë asnjë takim të rëndësishëm me ndonjë zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Broja në mënyrë direkte i ka treguar Kurtit, që Reynolds ka treguar gatishmëri për ta vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt, si dhe të takohet edhe me Kryeministrin e Kosovës gjithashtu.

“Sot kam zhvilluar një nga takimet më të rëndësishme në kuadër të vizitës time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë vizitës në State Capitol of Iowa jemi pritur në takim nga Guvernatoria e Shtetit të Iowa-s, znj. Kim Reynolds. Gjatë takimit me znj. Reynolds u njoftuam nga afër me punën që ajo bënë, si dhe hapësirën që ajo ka ndarë për gratë në kabinetin e saj. Gjatë bisedës, znj. Reynolds tregoi gatishmerinë që ka për ta vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt, si dhe të takohet edhe me Kryeministrin e Kosovës gjithashtu. Për mua, ky është një nga takimet më fantastike dhe frymëzuese deri më tani, si dhe ndjehem shumë e nderuar që pata mundësinë të takohem me Guvernatoren e Iowa-s, si dhe të bashkëbisedojmë për përfshirjen e grave në vendimmarrje dhe politikë si temë kryesore të takimit”, ka shkruar Broja. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024