Lajme
Edhe kjo sindikatë po refuzon të marrë pjesë në grevë
Demokracia
18:41 | 26 Gusht 2022

Share:

Sindikata e Infermierëve të Kosovës është pozicionuar përkrahë Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë. lidhur me grevën që ka filluar që mbahet nga enjtja në vend.

Nënkryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Enlirat Duraku për Insajderin ka treguar arsyet pse kanë vendosur të mos marrin pjesë në grevë.

Duraku ka deklaruar se në parim nuk janë kundër grevës por interesat e tyre si sindikatë dallojnë me ato të BSPK-së.

“Qëndrimi ynë është në përputhje të plotë me vendimin e kryesisë së FSSHK-së. Nuk jemi kundër grevës, mirëpo nuk i bashkangjitemi grevës pasi kemi interesa të ndryshme, ndërsa e përkrahim të drejtën e secilit sektor publik në kërkesën e tyre për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale për komunitetet respektive”, ka thënë ai.

Sot Shoqata Sindikale e QKUK-së në krye me Xhemajl Selmanin ka njoftuar se nuk qëndrojnë në një linjë me FSSHK-në, gjegjësisht përkrahin grevën e BSPK-së. Në mënyrë të tërthorët nënkryetari i Infermierëve pati një porosi për krerët e kësaj shoqate.

“Bashkë me FSSHK kemi krijuar një standard të ri përfaqësimi, për dallim nga ata që sot përkrahin grevën, ndërsa dje punuan për interesa personale dhe klanore”, ka dkelaruar Duraku për Insajderin.

Me fillimin e grevës së përgjithshme nga shërbyesit civilë, një përplasje në distancë ka filluar mes Federatës së Mjekëve të Kosovës (FSSHK), që kryesohet nga Tevide Imeri dhe Shoqatës Sindikale të QKUK-së në krye me Xhemajl Selmanin. Përderisa Imeri ka dalë kundër grevës së nisur nga BSPK-së, Selmani po e përkrahë atë.

Të ngjashme