Ky është parashikimi i motit për dy ditët në vijim.
Ditën e martë pritet të kemi mot më ftohtë, kryesisht me vranësira dhe erë. Herët në mëngjes vazhdojnë reshjet e borës dhe të shiut në vise më të ulëta. Ditën mundësi për rrebeshe shiu dhe bore.
Në vise kodinoro-malore priten vetëm reshje bore.
Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 10C, e në vise malore -5C deri 0C.
Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga veriperëndimi 4-15m/s, me hove deri në 18m/s (65km/h). Indeksi UV: 2. Ëindchilli orëve të mëngjesit deri në -5C. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.
Ndërkohë edhe të mërkurën do të kemi mot kryesisht me vranësira, ftohtë e me erë. Përreth viseve malore priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore.
Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 8C, e në vise malore -7C deri -1C.
Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriperëndimi 4-15m/s. Indeksi UV: 2.
Ëindchilli orëve të mëngjesit deri në -5C. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe mesatare.