Lajme
Edhe këtë e bën Gërvalla, u tregon evropianëve se çfarë është ligji
Demokracia
13:01 | 10 Nëntor 2022

Share:

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, dje ka njoftuar se është takuar me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe me të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë, Anzej Franges. Ajo ka kërkuar nga BE-ja që të mos e tolerojë pengimin kriminal kundër parimeve evropiane dhe sundimit të ligjit.

Pas takimit, Gërvalla ka postuar një tweet, ku është munduar t’ju tregojë atyre edhe se çfarë është ligji.

Në postimin e saj, Gërvalla që ia kishte lëshuar vajzës së saj edhe një certifikate praktike në mënyrë të kundërligjshme, e ka bashkëngjitur edhe një “përshkrim” ku u tregon evropianëve se çfarë është ligji, përcjell Demokracia.com.

“Shkëmbim i hapur dhe konstruktiv me të dërguarit e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor M. Sarrazin. I kërkova BE-së të mos tolerojë pengimin kriminal kundër parimeve evropiane dhe sundimit të ligjit. Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri nga kërcënimet e ekstremistëve të mbështetur nga Beogradi”, ka shkruar ajo. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme