Lajme
Edhe këshilltari i Bidenit i kërkon Kurtit shtyrje të afatit për targat
Demokracia
23:10 | 27 Tetor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me Derek Chollet, këshilltarin e presidentit amerikan Joe Biden.

Këshilltari i Bidenit ka treguar detaje pas bisedës, duke konfirmuar se ia ka kërkuar Kurtit shtyrjen e afatit për targat.

“Bisedova me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjen e implementimit të vendimit për targa, pa konfiskime dhe gjoba. Gjithashtu diskutuam partneritetin tonë dhe qëllimet e përbashkëta për avancimin e integrimet evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar ai, përcjell Demokracia.com.

Për një bisedë mes kryeministrit dhe këshilltarit të Biden kishte njoftuar edhe Kurti, mirëpo ai nuk e kishte përmendur se i ishte kërkuar shtyrja e afatit për targat.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, duke mos treguar shumë nga biseda e tyre, tha se e ka falënderuar Chollet për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën në integrimin euroatlantik.

Kujtojmë se Kurtit i është kërkuar edhe nga BE-ja që ta shtyjë afatin për targat, por ai nuk e ka bërë një gjë të tillë./Demokracia.com/

Të ngjashme