Trajneri italian Carlo Ancelotti është në prag të një rekordi personal si trajneri i parë që ka fituar titullin e Ligës në Spanjë, Itali, Angli, Francë dhe Gjermani.
Askush nuk e ka arritur kurrë më parë këtë sukses në pesë liga të mëdha evropiane, njoftojnë mediat e huaja, përcjell Demokracia.com.
Mbrëmjen e kaluar, 62-vjeçari praktikisht “siguroi” La Ligan me Real Madridin që është 17 pikë larg ndjekësit të parë në tabelë falë një fitoreje 1:3 si mysafir te Osasuna.
Los Blancos i duhen vetëm katër pikë në vazhdim për të siguruar edhe matematikisht trofeun numër 35 të La Ligës.
Edhe pse ai kishte fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Mbretit me Real Madridin në sezonin 2013 deri në 2015, por jo edhe titullin e çmuar të La Ligës.
Real Madridi ndeshjen e radhës e luan në shtëpi me Espanyolin dhe në rast të fitores i duhet vetëm edhe një pikë me Atletico Madridin në udhëtim për t’u stolisur me titull të kampionit. /Demokracia.com/