Sport
Edhe kapiteni i Clujit me fjalë të mëdha për Ballkanin: Luanin bukur, çdo aksion duartrokitej nga shikuesit
Demokracia
12:26 | 09 Shtator 2022

Share:

Mario Camora, kapiteni i CFR Cluj ka vlerësuar lart ndeshjen e Ballkanit në rrethin e parë të Grupit G në Ligën e Konferencës.

Ballkani dhe Cluj barazuan 1:1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

CFR Cluj mori një pikë me fat në Kosovë, falë golit të Yurit në minutën e parë të shtesës.

Kapiteni i ekipit rumun, Camora tha pas ndeshjes se Ballkani luajti lojë të mirë dhe se duke para ndeshjen, ai me bashkëlojtarë morën rezultat të mirë.

“Pas asaj që ndodhi në fushë, them se është një rezultat i mirë për ne. Ata kishin posedim shumë të mirë. Ne ishim të përgatitur për këtë aspekt. Në pjesën e parë ata nuk patën asnjë rast për të shënuar”, njoftojnë mediat rumune, transmeton Demokracia.com.

“Ata luajtën futboll të bukur, një ekip në stilin e Farit tonë. Ka pasur edhe emocione, ndeshja e tyre e parë në grupe, çdo fazë është duartrokitur nga shikuesit”, shtoi ai për faqen zyrtare të klubit.

Golin për Ballkanin e realizoi mbrojtësi Armend Thaqi në minutën e 65-të të përballjes./Demokracia.com/

Kjo është renditja tabelore në grupin e Ballkanit në Ligën e Konferencës

Të ngjashme