ShowBiz
Edhe ish-kolegët aktorë solidarizohen me Zelenskyn, Oscars mund të bojkotohet
Demokracia
16:50 | 27 Mars 2022

Share:

Aktori i njohur amerikan, Sean Penn ka bërë thirrje për bojkotimin e ndarjes së çmimeve Oscar nëse nuk do të jetë i ftuar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Sean Penn e ka përshkruar çdo mungesë të mbështetjes që mund të tregohet nga Akademia e Çmimeve Oscars për popullin ukrainas si “momentin më të turpshëm në të gjithë historinë e Hollivudit”.

Penn, i cili ka qenë në Ukrainë dhe Poloni për të bërë një dokumentar për gjendjen e refugjatëve, u zotua se do t’i shkrijë publikisht statujat e tij Oscar nëse Zelenskyt nuk i ofrohet një hapësirë mbrëmjen e sotme.

“Oscar Awards nuk mund të bëjë gjë më të madhe sesa t’i japë Zelenskyt një mundësi për të folur me të gjithë ne,” tha Penn. “Kam kuptuar se është marrë një vendim për të mos e bërë një gjë të tillë. Nuk po komentoj unë nëse Presidenti Zelensky kishte dashur apo jo.”
Penn sugjeroi që nëse Akademia “kishte zgjedhur të mos ndiqte udhëheqjen në Ukrainë, të cilët po marrin plumba dhe bomba për ne, së bashku me fëmijët ukrainas që ata po përpiqen t’i mbrojnë, atëherë mendoj se secili prej atyre njerëzve dhe çdo grimë i atij vendimi do të jetë momenti më i turpshëm në të gjithë historinë e Hollivudit.”

Në fillim të kësaj jave, Amy Schumer, një nga tre mikpritësit e ceremonisë së këtij viti, tha se ajo kishte paraqitur “një mënyrë për të bërë lidhjen me satelit me Zelenskyn ose për të regjistruar një video”, por la të kuptohej se kontributi i saj nuk ishte mirëpritur.

“Unë nuk kam frikë ta bëj,” tha ajo. “Por nuk jam unë që prodhoj Oscar.” Burime të tjera raportuan se Zelensky kishte refuzuar ftesën për të marrë pjesë përmes Zoom.
Penn kërkoi një bojkot të gjerë të ngjarjes nëse konfirmohet se nuk ishte bërë asnjë mundësi për të afruar Zelenskyn.

“Nëse kjo rezulton e vërtetë unë do ta shkrij statujën time në publik,” tha Penn. “Lutem që të mos ketë ndodhur kështu. Unë lutem që të mos ketë njerëz arrogantë, të cilët e konsiderojnë veten përfaqësues të së mirës më të madhe në industrinë time, që kanë vendosur të mos lidhen lidershipin në Ukrainë. Kështu që unë vetëm do të shpresoj se nuk ka ndodhur kështu. Shpresoj që çdo pjesëmarrës të largohet nëse është kështu.”
Menjëherë pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën muajin e kaluar, Penn bëri një dokumentar për Vice për luftën. Aktori më pas udhëtoi për në Poloni, ku mbërrinin fillimisht shumica e njerëzve që ikin nga lufta.

Penn, i cili ka fituar dy herë Oskarin për aktorin më të mirë – për Mystic River në 2003 dhe Milk në 2008 – nuk është nominuar këtë vit, por shfaqet në ‘Licorice Pizza’ të Paul Thomas Anderson, i cili shihet si një pretendent kryesor për skenarin më të mirë origjinal.

Të ngjashme