Lajme
Edhe ish-këshilltari i Agim Bahtirit nuk i shpëton konspiracioneve të Kurtit
Demokracia
20:02 | 07 Tetor 2022

Share:

Ish-këshilltari i Agim Bahtirit dhe zyrtari i Vetëvendosjes, Avni Zogiani ka thënë se shërbyesit civilë në komunat e qeverisura nga PDK, LDK  e AAK po synojnë ta pengojnë qeverinë Kurti në punën e saj.

Zogiani në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ndonëse s’kishin ndonjë kundërshtim gjatë hartimit të Ligjit për Paga, kanë grevuar në heshtje, me qëllim të kolapsimit sistemit të financave publike.

“Te mos harrojmë, ndërkohë qe nuk kishin ndonjë kundërshtim konkret për Ligjin për Pagat, një greve tjetër është bërë në heshtje, ajo e shërbyeseve civil nëpër komunat e PDK, LDK e AAK, në shumicën prej tyre! Pra, këta prisnin në radhë për tu mësyrë në sabotazhe në mënyrë që të pamundësonin qeverisjen nëpërmjet kolapsimit të financave publike”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Zogianit, pa ndërhyrje:

Te mos harrojme, nderkohe qe nuk kishin ndonje kundershtim konkret per Ligjin per Pagat, nje greve tjeter eshte bere ne heshtje, ajo e sherbyeseve civil neper komunat e PDK, LDK e AAK, ne shumicen prej tyre!

Pra, keta prisnin ne radhe per tu mesyer ne sabotazhe ne menyre qe te pamundesonin qeverisjen nepermjet kolapsimit te financave publike.

Ishte nje rast tipik sabotazhi i partive politike nepermjet strukturave administrative, te cilat dihet se i kontrollojne ne mase te konsiderueshme.

Keta thjesht duan ta veshtiresojne e mundesisht ta pamundesojne qeverisjen qe nuk u takon!

Jane duke bere lufte politike nepermjet administrates publike per shkak se opozita se ben dot, sepse thjesht nuk ka kredibilitet!

Të ngjashme