Lajme
Edhe Gjingjiq kishte kërkuar ripushtimin e Kosovës para 20 vjetësh, madje jepet ultimatume për kthimin e ushtarëve serbë
Demokracia
20:05 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Portali Nova.rs ka transmetuar nga Twitter-i një video të deklaratës së ish kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq në të cilën ai bënte thirrje për kthimin e pjesëtarëve të forcave serbe të sigurisë në Kosovë.

Deklarata është e vitit 2003, dhe siç mund të kuptohet kanë kaluar 20 vjet dhe liderët serbë vazhdojnë me mentalitetin e vjetër për ta ripushtuar Kosovë. Mirëpo, edhe pse Gjingjiq njihej si politikan modern, megjithatë bashkësia ndërkombëtare asnjë herë nuk e mori parasysh këtë “kërkesë”.

20 vjet pas Gjingjiqit, del Aleksandar Vuçiq, president aktual i Serbisë, duke e bërë një kërkesë të tillë për ripushtimin e Kosovës me policë dhe ushtarë serbë.

“Kërkoj që sa më shpejt që të jetë e mundur 10, 15 apo 20 ditë, të thuhet kur 1000 ushtarë dhe policë serbë të kthehen në Kosovë sipas rezolutës 1244. Le të thonë 1000 vjet, por le të thonë kur dhe ne do të veprojmë në përputhje me rrethanat për të përcaktuar politikën tonë”, kishte thënë Gjingjiq, i cili më pas u vra nga bandat politike dhe kriminale serbe.

Gjingjiq, në një letër drejtuar komandantit të të atëhershëm të NATO-s për Evropën Juglindore, Gregory Johnson, pati kërkuar “kthimin e ushtrisë në Kosovë për të mbushur vakumin e sigurisë”. “Më pas ai shpjegonte se me 1000 ushtarë në Kosovë, vakumi i sigurisë që mund të lindte nëse NATO tërhiqte një pjesë të njësive të saj në rast të aksioneve ushtarake në Irak do të plotësohej”.

Ndërkaq, sot përfaqësuesi amerikan, Gabriel Escobar, kërkesën e Vuçiqit për kthimin e ushtarëve dhe policëve serbë e ka quajtur absurde dhe të pa realizueshme. Ai ka thënë se Amerika është në Kosovë dhe do të ofroj siguri.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024