Lajme
Edhe Gjermania kërkon lirimin e menjëhershëm të Navalnyt
Demokracia
20:09 | 02 Shkurt 2021

Share:

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass deklaroi se dënimi i sotëm i liderit opozitar rus Alexei Navalny me tre vjet e gjysmë burg është një “goditje e hidhur” për sundimin e ligjit në Rusi dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.

“Vendimi i sotëm kundër Alexei Navalny është një goditje e hidhur kundër lirive themelore dhe sundimit të ligjit në Rusi,” shkroi ai në Twitter, duke përshkruar persekutimin e Navalny si arbitrar, raporton Reuters.

“Alexei Navalny duhet të lirohet menjëherë,” shtoi Mass.

Kundër burgimit të Navalny kanë reaguar fuqishëm edhe SHBA e Britania e Madhe, dhe kjo e fundit kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.

Të ngjashme