Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka njoftuar se sot ka dorëzuar detyrën e ambasadorit.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Kasapolli ka shkruar se ishte nder dhe privilegj të shërbejë dhe të përfaqësojë Kosovën në Kroacinë mike.
Postimi i plotë:
Te dashur miq,
Pas 4 viteve te sherbimit tim ne Ambasaden e Republikes se Kosoves ne Zagreb, une sot dorezova detyren e Ambasadorit. Ishte nder dhe privilegj te sherbej dhe te perfaqesoj shtetin tone ne Kroacine mike. Falenderoj familjen time per mbeshtetje, koleget e mi per bashkepunim dhe bashkatdhetaret tone per mikpritje. Ju deshiroj te gjitheve shendet dhe sukses. Faleminderit nga zemra, Gezim Kasapolli.