Kuriozitete
Edhe dy muaj pas vdekjes së myftiut Zukorlic, macja nuk i largohet nga varri
Demokracia
13:03 | 11 Janar 2022

Share:

Në nëntorin e vitit të kaluar ka vdekur myftiu nga Serbia, Muamer Zukorlic. Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga vdekja, macja që Zurkolic e kishte ruajtur dhe kujdesur për të, nuk i ndahet nga varri.

Mediumi N1 raporton se si macja vazhdon të qëndrojë tek varri i Zurkolic pavarësisht se tashmë ai është mbuluar edhe nga bora.

Sipas postimeve në rrjete sociale, macja thuhet që po vazhdon të qëndrojë tek varri i myftiut të ndjerë tash e dy muaj.

Të ngjashme
Kuriozitete • 12 Maj 2025